VIDEO: Trajnerin e zë gjumi, por pastaj vjen goli që e zgjon!

Megjithëse Austria ka mposhtur Irlandën e Veriut me golin e shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes, sfida nuk do të mbahet mend si një nga më të bukurat e vitit.

Këtë mendim do të ketë edhe trajneri i portierëve të Austrisë Pepi Schickgruber.

Loading...

Në minutën e 85-të të ndeshjes, kamerat treguan stolin e Austrisë dhe në sfond dukej Schickgruber duke fjetur.

mbështjellë mirë me xhup dhe kapuç, 51-vjeçari ishte duke luftuar me lodhjen dhe nuk po arrinte të mbante sytë hapur.

Por gjatë golit të shënuar në sekondat e fundit nga Lazaro, ai u çua në këmbë duke festuar.