Video nga vendi ku ranë dëshmorë ushtarët e UÇK-së në kufirin Kosovë-Shqipëri

Forca e Sigurisë së Kosovës, bashkëluftëtar dhe familjar të shumtë të të rënëve në kufirin Kosovë-Shqipëri, sot qëndruan në vendin ku para 19 vjetëve ranë dëshmorë Mujë Krasniqi- Kapuçi, Gani Elshani e shumë heronj të tjerë gjatë një luftimi të ashpër mes forcave të armatosura serbe dhe ushtarëve të UÇK-së, të cilët kishin rënë në pritë, duke sjellë armatim nga Shqipëria në Kosovë, shkruan drenicapress.info

Në videon më poshtë të siguruar nga Drenica Press mund të vëreni parakalimin e FSK-së në vendin e ngjarjes. /Drenica Press/