U luajtën ndeshjet e kthimit të 1/8-ave të finaleve të Champions League, ku Barcelona dhe Liverpooli prenë biletat e fundit për në çerekfinale, shkruan Syri.net.

Liverpooli “pushtoi” Mynihun, duke fituar me Bayernin me rezultatin 3-1.

Mane me dopjetën e tij dhe Van Dijk i dhanë fitoren anglezëve, teksa edhe për Bayernin ishte Matip që shkaktoi autogol.

Ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim 0-0 dhe me këtë fitore është skuadra e Jurgen Klopp që vazhdon më tej.

Barcelona në “Camp Nou” dhuroi spektakël, duke fituar thellë 5-1 me Lyonin, për të siguruar kalimin në çerekfinale.

Messi shënoi një dopjetë, teksa ishin edhe Coutunho, Pique dhe Dembele protagonistë në suksesin e katalansve, ndërsa Lyoni u mjaftua vetëm me golin e nderit të Tousart.