Video fantastike nga Arsenali / Trajneri hap telefonin e gazetarit: Jemi në punë

Një moment i veçantë ka ndodhur gjatë konferencës për shtyp të trajnerit të Arsenalit, Unai Emeri, i cili ka qenë duke folur para ndeshjes që ekipi i tij do të zhvillojë me Kardifin. Në një moment ka rënë zilja e një prej celularëve të gazetarëve të pranishëm dhe Emeri, mbasi ka marrë leje, ka vendosur t’i përgjigjej thirrjes.

Loading...

“Mirëmëngjesi, në fakt, mirëdita. Jam Unai Emeri, si jeni mirë? Ne po punojmë”. Në anën tjetër ishte gazetari i “Daily Mail”, Xhon Spencer, i cili nuk e ka besuar që po komunikonte me trajnerin e Arsenalit. Duke kujtuar që dikush po tallej me të, ai ka mbyllur telefonin.

 

Arsenal FC

@Arsenal

📱 “Good afternoon! Hi, I am Unai Emery. How are you? We are working.”

⚠️ Rule 1: Always put your phone on airplane mode during press conferences

😂 @UnaiEmery_