Juventusi e ka nisur me fitore sezonin e ri të Serisë A, teksa në “Enio Tardini” ka mposhtur Parmën vendëse me rezultatin 1-0, falë një goli të Giorgio Chiellini në minutën e 21-të të sfidës.

Përgjithësisht ka qenë një ndeshje e qetë për Juventusin, që nuk ka rrezikuar thuajse asgjë përballë Parmës, që u përpoq të bënte diçka, por pa patur mundësinë të çajë prapavijën e fortë bardhezi.

Goli i Chiellini do të vijë pas një devijimi të mbrojtësit, që gjendej pranë kuadratit të Sepes, çka e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e portierit të Parmës. Ronaldo do të shënojë gjithashtu një gol të bukur pas asistimit të Duglas Kostës, por portugezi do të sinjalizohet në pozicion milimetrik jashtëloje nga VAR.

Kështu, Juventus e nis në mënyrën më të mirë mbrojtjen e kurorës së kampionit, teksa a ka fituar 8 herë radhazi në vitet e fundit.