Vetura zyrtare me targat 3Z-184-13 në magjistralen Gjilan-Prishtinë ka bërë shkelje të rregullave të komunikacionit duke tejkaluar në vijë të plotë.

Në një video të siguruar nga Gazeta Express, sot rreth orës 8:15 të mëngjesit shihet vetura duke tejkaluar në vijë të plotë tek Liqeni i Badovcit, madje edhe duke rrezikuar veturat e kahjes së kundërt.