Vetura shkeli një këmbësor në Skenderaj

Foto ilustrim

Një aksident komunikacioni është raportuar nga Policia e Kosovës. Siç mëson Drenica Pres, pasditen e mbrëmshme një person ka goditur me veturë një këmbësor, i cili është duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës.

Rasti është konfirmuar edhe përmes raportit policor, ku thuhet se në rrugën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, raportohet për një aksident trafiku ku i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke drejtuar automjetin e tij e godet viktimën këmbësorin mashkull K-Shqiptar i cili është duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës, nuk raportohet për të arrestuar.

Rasti është duke u hetuar. /Drenica Press/