Mergimtari nga Sllovenia me iniciale A.D. ka humbur jetën në një aksident komunikacioni në fshatin Tërstenik të Drenasit, shkruan Drenica Press

Policia e Kosovës ka njoftuar për aksidentin përmes raportit të saj ditor.

Në raport thuhet:

Vozitësi mashkull  k-shqiptar me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull shqiptar shtetas i Sllovenisë. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka marrë këmbësori. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në ‘IML’ për obduksion, ndërsa vozitësi është dërguar në mbajtje. /Drenica Press/