Një aksident me lëndime trupore, ka ndodhur gjatë ditës së sotme, në komunën e Skenderajt.

Në të është përfshirë një veturë dhe një këmbësor, i cili ka marrë lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, në një përgjigje për Gazetën Blic, ka thënë se këmbësori pasi ka marrë trajtimin në QKMF-në e Skenderajt, është liruar në shtëpi.

“Një aksident me lëndime është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 13:30, në Skenderaj, në aksident të përfshira janë një veturë dhe një këmbësor, ku si pasojë lëndime ka pësuar këmbësori (fëmijë) i cili pas tretmanit në QKMF në Skenderaj, është liruar në shtëpi”, ka thënë Zahiti./Gazeta Blic