Shkruan Sabit Istogu

Kujtime – Vetura “FARK ” në Qirez

Ishte vera e vitit 1998,pra tash 21 vjet më parë,kur Drenica kishte hyre në vazhden e luftës për liri.Për disa muaj radhazi,gjatë kësaj vere, Qirezi i Skënderajt ishte bërë vatër e strehimit të popullatës së zhvendosur shqiptare nga vatrat e tyre,si pasoje e dhunës dhe represionit të egër që po ushtronte në atë kohë armiku serb mbi popullatën shqiptare. Më qenë se Qirezi ishte një qendër e madhe lokale, në qendër të fshatit ishte e ndërtuar një ambulancë shëndetësore,ku afërsisht çdo dite punonte mjeku,pastaj ishin të ndërtuara edhe disa objekte të thjeshta afariste,qoftë nga koha e ish sistemit monist,por edhe gjatë periudhës së okupimit.Kishte edhe një varg dyqanesh të hapura e të furnizuara me mallra të ndryshme,kryesisht me asosh ushqimore që i duheshin popullatës,por edhe për rroba,shtroje e mbuloje,të cilat furnizoheshin mirë nga Vushtrria e Prishtina e gjetiu përmes rrugëve anësore e dytësore.Pos këtyre,kishte edhe kafene-çajtore,pastaj një apo dy lokale ishin dedikuar si një lloj Qendre Emergjente për ndihmë popullatës,nen përkujdesjen e Abdyl Imerit,Selim Mehanit e disa të tjerëve,që kujdesëshin për mbijetesën e popullatës së zhvendosur. Po nga këto rrugë,e veçmas nga Vushtrria,vinin edhe ndihmat e shumta humanitare ne veshmbathje e ushqime për popullatën.
Për të u njoftuar me ngjarjet,hallet dhe shqetësimet e popullatës së zhvendosur,për nevojat e informimit,shkoja çdo të dytën,apo të treten ditë nga Skënderaji me një veturë të thjesht timen,sa që shpesh kisha frikë se po me mbetët në rrugë. Ne Qirez,sa herë që shkoja,me binte në sy një veturë,nuk me kujtohet tipi i saj,por që ne karaserinë e saj anësore shkruante “F A R K”. As nuk e dija e kujt ishtë,as nuk me interesonte ta dija,por qe e paramendoja se është e ushtarëve të FARK-ut,qe thonin se ishin,dhe mëtutje nuk doja të dija. Jo pse nuk doja ta diija,por mendoja,se punët e ushtrisë,nuk duhet të i dinë të tjerët,e ndër ta as unë.
Takimet dhe tregimet e të zhvendosurve,ishin të dhëmbshme,shqetësuese për vrasjet,djegiet dhe dëbimet që ua kishte shkaktuar e po ua shkaktontë ushtria pushtuese serbe. Po ishte shumë interesante ajo që unë vreja ne pamjet e tyre,qe tek secili qytetar i zhvendosur,ishte e ngulitur bindja se fitorja për liri,do të jetë e jona,po askush nuk arrinte të dinte se deri ku do të arrinin paojat nga armiku i shfrenuar serb. Kjo ishte madhështorja,sepse tek të ikurit,por as te asnjë qytetar tjetër,nuk dominonte pesimizmi,por që ishte mposhtur frika e ishte mbjellur guximi për ta kundërshtuar e luftuar armikun serb. Nga kjo qëndresë e tyre,isha i bindur tashme edhe vetë,se fitorja,pavarësisht sakrificave,do të jete e popullit liridashës.
Ne të kthyer një dit,me rastisi,t’ ia ndal veturën një ushtari të UÇK=së dhe ta bartë deri në fshatin Prellofc,pasi kishte mbaruar ndrrimin,dhe shkonte në shtëpi për të pushuar. Pasi ai veç më njohu,në udhëtim e sipër me pyet:
Deshta te të pyes për një gjë o gazeter,me tha ushtari,por kërkoj nga ti të ma tregosh të vërtetën.
E ke ndonjë porosi,i thëm unë,apo vetëm ke diçka qe dëshiron vetë ta mësosh nga unë,nëse di te të përgjigjem.
Jo,e din,me tha,por të betohem se nuk me ka porosit askush dhe nuk do të i thëm askujt.
Më u duk se ishte një ushtar edhe trim,i sjellshëm , i padjallëzuar e i sinqerte dhe i dhashë fjalën se për aq sa di,edhe do të i përgjigjëm.
A bahet bre dy ushtri me kanë më tha ushtari. Aludonte të UÇK-ja dhe FARK-u.
Po,nëse e te intereson për atë që mendoj unë,mund te ta thëm,për më gjatë nuk di.
Jo jo,vetëm mendimin tënd ma trego,dhe asgjë më shumë.
Eh pra ,nëse e do mendimin tim,unë mund të ta shpreh,se mua aspak nuk me intereson se çfarë embleme ke në krah,pos asaj se gryken e pushkës kujt ia ke kthy-kënd po e lufton.
Mëqe kishim arrit në fshatin e tij,ai kërkoj t’ia ndaloj veturën qe të zbresë. Me luti për një kafe në shtëpinë e tij,por meqenëse koha ime ishte e kufizuar,sepse duhej të përgatitesha tri raporte për informim,në gazetën ”Rilindja,RTSH-në dhe Doiqe-Velen gjermane,e pastaj me nxirrnin telashe edhe disa “gazetar” të ikur ne Prishtinë e Mitrovice,të cilët më thërrisnin në telefon qe të i njoftoja se çka po ngjet këndej,qe edhe ata ta bënin ndonjë raport ne gazetat e tyre ku informonin.
Ushtarin nuk e kam takuar më,dhe nuk munda ta dijë se i kishte pëlqyer mendimi im apo jo.

Unë besoj se po.