Vetura e ambasadës turke e përfshirë në aksidentin me dy viktima

Një veturë diplomatike është përfshirë në një aksident të rëndë në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Loading...

Sipas burimeve të portalit arbresh.info kjo veturë diplomatike i përket ambasadës turke të akredituar në Kosovë.

Ndërkaq në vendin e ngjarjes raportohet se kanë vdekur dy persona, kurse gjashtë të tjerë janë lënduar.

Aksidentin dhe viktimat për Arbresh.info e ka konfirmuar edhe policia e rajonit të Gjilanit.

“Rreth ores 17:00 ne magjistralen Prishtine-Gjilan, saktësisht ne fshatin Mramor ,ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshire tri automjete. Si pasoje e aksidentit lëndime trupore kane pësuar 6 persona dy prej te cilëve ne vendin e ngjarjes kane ndërruar jete. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vendngjarje, ndërkohe qe kater personat e lënduar janë dërguar ne tretman mjekësor”, tha policia