Vetitë kuruese që sjell konsumimi i farave të lulediellit

Farat e lulediellit janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminave B1, B5 dhe E. Vitamina E është shumë e rëndësishme pasi që vepron si një antioksidant në trupin tonë dhe lufton radikalët e lirë. Nëse ju konsumoni vetëm 50 gramë fara të lulediellit ofrojnë 100 për qind të nevojave për Vitaminë E për trupin e njeriut, e cila cilësohet si një vitaminë e cila është kundër plakjes dhe shton imunitetin, veçanërisht ajo është e rëndësishme për femrat shtatzëna dhe ato me foshnja që i ushqejnë me gji. Këto fara janë burim i mirë i mineraleve siç është magnezi, potasiumi, hekuri dhe magnezi. Farat e lulediellit përmbajnë gjithashtu amino-acide fibra dietalë dhe acid linoleik (acid ky shumë i rëndësishëm kundër dhjamit).  Ato kanëyndyrna të cilat ndihmojnë në që të ulin nivelin LDL (kolesterolin e keq) dhe e rrisin HDL (kolesterolin e mirë).