Garës për Asamblenë Komunale të Prishtinës po i prinë Lëvizje Vetëvendosje, duke u bazuar në të dhenat e EXIT POLL të Klan Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 39.5% të votave ndërsa LDK-ja 29.1% në kryeqytet.

Sipas të dhënave nga EXIT POLL kandidati i PDK-ja ka mbledhë 10.1% të votave, AKR-ja ka marrë 8.0%, përderisa AAK-ja ka 6.8% e NISMA me 2.8 %.

Partitë e tjera kanë mbledhur 3.8% të votave.

Kujtojme që komuna e Prishtinës shkon në balotazh, ku gara do të jetë në mes të Shpend Ahmetit të VV-së e Arban Abrashit të LDK-së.

Gabimet në këto të dhëna mund të jenë 1 ose 1.2 për qind, gjë që bën që mundësitë për ndryshime të jenë të vogla, njofton Klan Kosova.