Veterani i UÇK-së pa shtëpi, kërkon ndihmën e të gjithëve për një kulm mbi kokë

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, Rexhep Aliu, po jeton në kushte të vështira ekonomike  dhe po kërkon ndihmën e njerëzve të vullnetit të mirë.

Loading...

Aliu, i cili ishte pjesë e luftës për çlirimin e Kosovës dhe luftës së UÇPMB-së, ka postuar një letër apeli në Facebook ku kërkon ndihmë për sigurimin e një kulmi mbi kokë, shkruan Periskopi.

Ai nuk kërkon më shumë, thotë se bashkëatdhetarët apo ata që kanë mundësi të kontribuojnë të paktën për një shtëpi ose banesë për të siguruar vendqëndrim të sigurtë për të dhe familjarët.

Aliu thotë se si kryefamiljarë e ka të pamundur t’i sigurojë një shtëpi me kushte elementare dhe se e ka të vështirë të kërkojë ndihmë, por e ka jetike për të dhe familjarët.

Ai ka angazhuar edhe persona në diasporë të cilët po e ndihmojnë aksionin, ndërsa në postimin e tij janë edhe numrat kontaktues. /Periskopi/.