Veteranët kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Sylejman Selimit

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së me anë të një reagimi për media ka thënë se nuk ka asnjë bazë juridike që Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku të mbahen në burg.

“Sjellja e sistemit të drejtësisë ndaj tyre, është veprim i pastër politik dhe degradues për sistemin e drejtësisë në Kosovë”, thuhet në reagim.

Loading...

Në reagim thuhet  se për shumë vite janë dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht organizoi komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Gjatë gjithë gjykimit ndaj tyre, janë bërë padrejtësi, dhe po të kishim gjyqësi të mirëfilltë, duhet të ndiqeshin penalisht të gjithë ata që pa asnjë bazë juridike po i  mbajnë në burg bashkëluftëtarët tanë. Me këto veprime po dëshmohet edhe njëherë, si shumë herë të tjera, se drejtësia ndërkombëtare vetëm ka përndjekur luftëtarët e UÇK-së”, thuhet në reagim.