Veteranët e luftës kërkojnë nga ministri pagesën e pensioneve të veteranëve sipas Ligjit

Përfaqësuesit e veteranëve të luftës së UÇK-së janë takuar sot me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.

Loading...

Sipas një njoftimi për media nga OVL e UÇK-së në këtë takim u diskutua për veteranët e luftës së UÇK-së si: Pagesa e pensioneve familjeve të veteranëve pas vdekjes si dhe kategorizimi i veteranëve të luftës, në bazë të ligjit të miratuar për kategorizim.

Ministri Reçica, premtoi se këto çështje do të gjejnë zgjidhje në afatin sa më të shkurtër.