Vetëm tre milje larg Sazanit, kapet peshkaqeni i përmasave të frikshme (FOTO+VIDEO)

Një peshkaqen i përmasave të frikshme, 3 metra i gjatë dhe 100 kg është kapur 3 milje larg ishullit të Sazanit.

Loading...

Sipas biologëve, peshkaqeni i llojit “dem”, siç edhe është ai i kapur në Sazan renditet lloji i dytë më i rrezikshëm pas peshkaqenit të bardhë.

“Ky është peshkaqeni dem. Është një rast tejet i veçantë sepse hyn në speciet agresive. Po në të njëjtën periudhë vjet është kapur një tjetër peshkaqen.Të tilla specie konsiderohen të rrezikshme”, tha Sherif Durmishi, kapiteni i anijes.

Verën e kaluar, në të njëjtën kohë në grepat e peshkatarëve ka rënë e njëjta specie peshkaqeni por kësaj here në Himarë.