Drenica ishte vazhdimisht vatër e levizjeve për çlirimin e Kosovës, ku dha shumë heronj për atdheun e lirë, një burrë trim dhe idealist i madh ishte edhe Hajriz Demaku, babai i mendimtarit të madh Daut Demakut. Hajriz Demaku ishte veterani dhe njëri prej themeluesve të Nacional-demokratës shqiptare dhe ushtari i fundit i Shaban Polluzhës, transmeton Drenica Press.

Hajriz Demaku u lind me 03.06.1924 në fshatin Abri, të komunës së Drenasit, ku jeta e tij ishte e mbushur plot sfida jetësore, qoftë në luftë si ushtar i Shaban Polluzhës, qoftë në lëvizje për çlirimin e atdheut si themelues i Nacional-demokratës shqiptare, madje Hajriz Demaku ishte edhe hoxhë.

Hajriz Demaku vdiq me 09.06.2014, ndërkaq gjatë një emisioni këndoj himnin e flamurit, ku edhe pse në moshë të pleqërisë, ai ngritet në këmbë dhe kendon himnin me plot emocion./DRENICA PRESS/