Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot anëtarë e strukrura të degës së kësaj partie në Vushtrri.

I shoqëruar edhe nga kryetari i sapozgjedhur i degës, Kurtan Kajtazi, i pari i PDK-së ka paraqitur para të pranishmëve vizionin e Dekadës së Re.

Në këtë takim përveç kryesisë së ngushtë të degës, kanë marrë pjesë edhe anëtarë e simpatizantë të PDK-së në Vushtrri.

Kujtojmë se PDK së fundmi ka zgjedhur edhe Këshillin Drejtues të degës në Vushtrri, andaj kjo duket të jetë edhe takimi i parë me këto strukturat i Veselit me to.