Veseli kujton grevën e minatorëve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se greva e minatorëve të Trepçës 29 vite më parë ka bërë kthesë gjithpopullore kundër agresionit të Serbisë. 

Loading...

Përmes llogarisë së tij zyrtare në Facebook, Veseli ka kujtuar mesazhin e minatorëve se Kosova nuk nënshtrohet dhe rruga për pavarësi është e pakthyeshme.

Këto komente i pari i Kuvendit i bëri me rastin e 29-vjetorit të grevave të urisë të mbajtur nga minatorët për të mbrojtur Kosovën nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Atëkohë kishin hyrë në grevë rreth 1 mijë e 300 minatorë.

Ky është statusi i plotë i tij:

Sot kujtojmë e nderojmë grevën historike të minatorëve të Trepçës të shkurtit 1989. 29 vjet më parë, zëri i protestës së tyre, nga thellësitë e tokës së Kosovës, u kthye në lëvizje gjithpopullore kundër agresionit të Serbisë. Mesazhi i minatorëve ishte vendimtar: Kosova nuk do të nënshtrohet me asnjë çmim; rruga e lirisë dhe e pavarësisë është e pakthyeshme