Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë dhe përmbytje në disa lagje të Vlorës të cilat mbeten problematike sa herë bie shi.

Lagjia 28 nëntori është nën ujë, ndërsa vijimi i reshjeve me intensitet të lartë përbëjnë rrezik për qytetin që është edhe në kulmin e sezonit turistik.

Edhe në plazhet e Orikumit stuhia ka bërë dëme të konsiderueshme .
Ndërkohë stuhia e mesnatës së të martës ka shkaktuar dëme në bregdetin e shëngjinit. Pushuesit u zgjuan në mëngjes dhe kanë konstatuar se makinat e tyre ishin dëmtuar rëndë nga sendet që kanë fluturuar në ajër nga era e fortë. Në Shkodër, Burrel dhe Krujë janë këputur edhe linjat e energjisë.

Probleme gjatë të martës pati edhe në Berat, ku reshjet e shiut krijuan një sërë problemesh dhe lanë gjithë qarkun pa drita. Ndërkohë në Vërdovë të Pogradecit 9 persona mbeten të plagosur në aksidentin e ndodhur në afërsi të rrugës së ish minierës së qymyrit.
Ata udhëtonin në një mjet tip Land Rover nga Kalivaçi në drejtim të Pogradecit. Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë moti i keq.