Rezervat më të mëdha të arit dhe valutave të huaja në Evropë janë në Zvicër, sipas të dhënave nga burimi i referencës “World Factbook”, i cili vepron në Agjencinë Qendrore të Inteligjencës të ShBA-së.

Sipas kësaj harte, rezervat e arit dhe të këmbimit valutor në Zvicër arrijnë në 679.3 miliardë dollarë.

Në vendin e dytë është Rusia me ar dhe rezerva valutore në shumën prej 418.5 miliardë dollarësh dhe në të tretën është Gjermania me rezerva valutore dhe ari me vlerë 185.3 miliardë dollarë.