Vendi ku ndodhi vrasja e sotme në Smolicë të Gjakovës (Foto)

“Shpërthim eksploziv me pasja fatale”, kështu është iniciuar rasti për vrasjen e sotme të Haxhi Ahmetit 61-vjeç nga Smolica e Gjakovës. Deri më tani asnjë i arrestuar për eksplozivin që të moshuarit iu montua në derë të shtëpisë.

“Sot me datë 14. 10. 20218 në ora 08:00 Stacioni Policor në Gjakovë përmes telefonit ka marr informatën se në fshatin Smolicë të Gjakovës ka shpërthyer një mjet eksplozivi.

Loading...

Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur trupin e pa jetë të viktimës H A. 61 vjeçar K/Shqiptar i cili para shtëpisë tij kishte gjetur vdekjen si pasojë e shpërthimit të një mjeti eksplodues”, thuhet në komunikatën zyrtare të policisë për këtë rast, transmeton Gazeta Express.