Ballina Sport Vedat Muriqi nuk ndalet, shënon gol dhe ia siguron fitoren Fenerbahces

Vedat Muriqi nuk ndalet, shënon gol dhe ia siguron fitoren Fenerbahces

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka shënuar golin e fitores 2-1 të Fenerbahcen ndaj Ankaragucu në Superligën e Turqisë.

Muriqi ka vazhduar me formën e mirë edhe pas pushimit ndërkombëtar, ku shkëlqeu me Kosovën.

Sulmuesi shtatlartë ka gjetur golin në ndeshjen e javës së pestë të Superligës së Turqisë ndaj Ankaragucut.

Prizrenasi u tregua vendimtar duke shënuar në minutën e 73-të për epërsinë 2-1 të skuadrës së tij.

Fenerbahçe SK

@Fenerbahce

GGOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLLLLL! GOOOOOOOOOOOOOOOOLLLL! VEDAAAAATTT MURIQIIIIII!

Embedded video

2,467 people are talking about this

Goli i Muriqit erdhi pas një hapje të mirë në zonë dhe asistimit të Max Kruse, teksa edhe vendimtar për fitoren 2-1 të klubit të tij.

Ky ishte goli i tretë i 24-vjeçarit në Superligën e Turqisë, ndërsa ka shënuar edhe në Kupë. /Telegrafi/

See FenerMedia’s other Tweets
No tags for this post.