Vdesin dy vrapues në gjysmëmaratonë

Dy meshkuj të moshës 20 dhe 30 vjeç, vdiqën nga arresti kardiak në vijën e finishit në gjysmëmaratonën e Cardiffit.

Loading...

Ata fillimisht u trajtuan në vendin e ngjarjes para se të dërgoheshin në spital ku edhe vdiqën, transmeton Klan Kosova.

Është hera e parë në historinë 15 vjeçare të këtij aktiviteti që dikush të vdes, ku dhjetëra mijëra njerëz ishin të pranishëm për të parë garën.

Drejtori i Udhëheqësis, Matt Newman tha: “Kjo është një tragjedi e tmerrshme për familjet. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë tek familja dhe miqtë e tyre”.