Vdes vajza në QKMF, prindërit akuzojnë stafin për trajtim të pa përgjegjshëm shëndetësor

Një vajzë ka vdekur dje në qytetin e Podujevës, por prindi i saj është ankuar për trajtim të pa përgjegjshëm shëndetësor.

Loading...

Ankuesi ka raportuar se e kishte dërguar vajzën e tij në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë dhe pas tretmanit mjekësor, ishte nisur në drejtim të QKUK-së, mirëpo gjatë rrugës vajza e tij kishte ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Indeksonline/