Vdes trajneri i njohur kosovar

Ka ndërruar jetë njeriu që ka kontribuar shumë për sportin dhe basketbollin në Mitrovicë, trajneri i mirënjohur, kampioni dhe fituesi i Kupës, Ahmet BehramiTrajneri i njohur kosovar, Ahmet Behrami ishte një punëtor i palodhshëm, zbuluesi e shumë talenteve dhe gjeneratave “minatore”.

Loading...

Ai gjatë ditës së sotme ka vdekur në moshën 63 vjeçare, ndërsa lajmi është bëri i ditur nga familja e tij.
Ngushëllime ka shprehur ish-skuadra e tij KB Trepça.

“Me dhembje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ishe trajnerit tonë z.Ahmet Behrami në emër të Klubit Basketbollistik ‘Trepça’ i shprehim ngushëllime familjes Behrami”, thuhet në ngushëllimin e skuadrës mitrovicase.