Lajmi i Fundit nga Drenica Press
Informohu shpejtë, drejtë dhe saktë

Ka ndërruar jetë Nazmije Muqolli-Maxhuni, punëtore në Administratën Komunale të Drenasit.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe stafi i Komunës, i shprehin ngushëllimet me të sinqerta familjes Muqolli-Maxhuni me rastin e vdekjes së punëtores në Administratën Komunale, Nazmije Muqolli-Maxhuni.

“Me dhimbje të thellë, stafi i Komunës ka marr lajmin për vdekjen e koleges Nazmije, e cila ishte punëtore shembullore dhe e përkushtuar në punën e saj si dhe një kolege e bashkëpunëtore e shkëlqyer. E ndjera Nazmije kujtohet si një punëtore e devotshme dhe shumë e përgjegjshme në detyrën e saj, komunikative dhe e përkushtuar si ndaj punës ashtu edhe kolegëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit, përcjell Drenicapress

No tags for this post.