Vdes pejani të cilit iu këput dora në vendin e punës

Sh.Fetahaj gjatë ditës së hënë pësoi një incident tejet të rëndë derisa ishte në orarin e tij të punës.

Loading...

Po të njëjtit, makineritë ia këputën dorën aksidentalisht.

Indeksonline mëson se viktima ka ndërruar jetë pak orë më parë, derisa plagët e rënda që kishte marrë ishin të papërballueshme për të.

 

 

Mësohet se Sh.Fetahaj ishte edhe veteran i luftës së UÇK-së.

Varrimi i tij do të bëhet nesër. /Indeksonline/