Vdes njëra nga dy këmbësoret e aksidentuara sot në Prishtinë

Njëra nga dy femrat e aksidentuara sot pasdite në “Rrugën B” të Prishtinës, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra.

Loading...

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 22:00, policia ka pranuar konfirmimin nga QKUK-ja se, njëra nga dy të aksidentuarat L.A., 30 vjeçe, duke mos mundur tu përballojë lëndimeve të marra ka ndërruar jetë”, ka thënë Borovci.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/