VDES NJË PERSON NË PRIZREN PASI BIE NË KONTAKT ME KABLLON E RRYMËS

Një person ka vdekur të hënën në mesditë në fshatin Struzhë të Prizrenit pasi kishte rënë në kabllon e rrymës.

Loading...

Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima ishte duke punuar në rrjetin elektrik kur aksidentalisht kishte rënë në kabllon e rrymës.

Nuk është sqaruar nëse viktima ishte në vend të punës apo jo.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.