Një person ka ndërruar jetë sot në burgun e Dubravës, njofton Klan Kosova.

Këtë e bëri të ditur me anë të një komunikate Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Me datë 09 maj 2019 rreth orës 08:50, sipas informatave nga QKUK, në njësinë Qendrore të Kujdesit Intenziv ka ndërruar jetë i burgosuri M.N, i lindur më 1956”.

“I burgosuri ka qenë në mbajtje të dënimit në Dubravë dhe ka pasur Anaurismae Aorta Abdominalis (AAA)”, thuhet në komunikatën e dërguar nga SHKK.

Trupi i të ndjerit  është dërguar për autopsi, për të verifikuar shkakun e vërtetë te vdekjes.