Vdes një 31 vjeçar pasi përplaset nga një veturë

 

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Personi i cili ka ndërruar jetë është Ervis Matraxhiu, 31 vjeç, banues në fshatin Vidhas-Elbasan.

31-vjeçari po drejtonte një motoçikletë kur është përplasur për vdekje nga një automjet me targa AA 829 JO, i cili drejtohej nga personi me inicialet A.B, 41 vjeç, banues në Kuçovë, raporton shqiptarja.

Ky i fundit mësohet se është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Shkak për aksidentin dyshohet se ka qenë mungesa e ndriçimit në rrugë. Sakaq, grupi hetimor mësohet se ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.