Vdes kryetar i komunës, Ruzhdi Lata, ende nuk dihet shkakun i vdekjes

Ruzhdi Lata, kryetar i komunës së Dibrës në Maqedoni ka ndërruar jetë të shtunën. Ai ishte 65 vjeç, ndërsa ushtronte mandatin e dytë të kreut të Dibrës së Madhe. Ende nuk ka njoftime zyrtare mbi shkakun e vdekjes, por një pjesë e shtypit shkruan se ai vuante nga një sëmundje e rëndë.

Loading...

Lata më parë ka qenë myfti i Dibrës. Kishte mbaruar medresenë “Alaudin” në Prishtinë dhe studimet në Fakultetin e Filologjisë, dega e Orientalistikës në Universitetin e Prishtinës. Po në Prishtinë mori titullin Magjistër i Shkencave të Filologjisë, raporton VOA.

Ruzhdi Lata vendosi ta provojë veten në politikë dhe në vitin 2013 garoi dhe fitoi zgjedhjet vendore në Dibër, si përfaqësues i Bashkimit Demokratik për Integrim. Vitin e kaluar ai e fitoi edhe mandatin e dytë për kryetar të komunës së Dibrës në Maqedoni.