Gjykata ka vendosur që marrëdhëniet seksuale janë proces i rregullt, sikur ushqimi dhe uji.

Familja e të ndjerit i cili kishte ndërruar jetë gjatë marrëdhënieve seksuale në udhëtim zyrtar, deri tani me një grua të panjohur, do të dëmshpërblehen, ka vendosur gjykata franceze.

Ky rast në vitin 2013 kishte fituar procesin gjyqësor. Gjykata në Francë ka vendosur që familja e tij e ngushtë do të merr 80% të rrogës së tij për çdo muaj, në formë pensioni dhe dëmshpërblimi, deri në vitin që ai do të duhet të pensionohej, shkruan “thetimes“, përkthen Alsat

Gjykata pasi një kohë të gjatë kishte hetuar rastin, ka vendosur se marrëdhëniet seksuale janë akt normal i procesit jetësor, njëjti si ushqimi dhe uji, dushi e gjithçka tjetër, për këtë arsye faktet dhe ankesat e paraqitura nga kompania nuk janë marrë parasysh.

Ata kishin vlerësuar se ai nuk kishte ndërruar jetë duke kryer shërbime profesionale të kompanisë, mirëpo gjykata kishte vendosur që punëdhënësi i tij është i obliguar që të dëmshpërblej familjen pasi edhe pas orarit të punës ai gjithsesi ka qenë në udhëtim zyrtar i dërguar nga po e njëjta kompani, duke mos marrë parasysh rrethanat që e kanë shkaktuar vdekjen./Alsat

No tags for this post.