Ka ndërruar jetë edhe personi i dytë që ishte plagosur sonte të Lagjja e Spitalit, në Prishtinë.

“Po, ka vdekur personi i dytë, i cili përkundër përpjekjeve të mjekëve, për shkak të gjendjes së rendë nuk ka arritur të mbijetojë”, ka thënë për Experess, Shpend Fazliu nga QKUK.

Ai ka treguar se personi i vdekur është M. Rafuna.

Kujtojmë se në Lagjen e Spitalit kishte mbetur i vdekur një preson dhe tre të tjerë janë plagosur pas një përleshje me armë zjarri që ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza”. Deri tash për këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar, raporton Express.

Gazeta Express merr vesh nga burime brenda Policisë dhe Emergjencës se personi i parë që ka vdekur është B.Mehmeti, derisa të plagosur kanë mbetur një 47 vjeçar me inicialet M.R, një 76 vjeçar me inicialet G.R dhe një 51 vjeçar me inicialet F.R.

Ndërkohë, Rastin për Express e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Për çdo detaj rreth rastit do të njoftoheni me kohë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti

No tags for this post.