Vdes Agron Bajrami, ish vallëtari i Ansamblit “Shota”

Pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë, ka vdekur sonte Agron Bajrami, koreograf, themelues dhe udhëhëqës i Shkolles së Vallëzimit “Shota”.

Loading...

Agron Bajrami është i lindur në Prishtinë, në vitin 1964. Në kohën sa ka jetuar në Kosovë ai ka qenë anëtar i Ansamblit të Valleve “Shota”, ndërsa me ardhjen në Zvicër ai ka themeluar në vitin 1993  Shkollën e Vallëzimit Shqip “Shota” me seli në Aarau. Këtë vit “Shota” e Zvicrës do të shënonte 25 vjetorin e themelimit, si shoqëria e parë e këtij lloji në komunitetin shqiptar të Zvicrës.

Agroni do të mbahet mend si një valltar dhe koreograf me talent dhe përkushtim të rrallë. E gjithë familja e tij, duke u nisur nga ai dhe e shoqja, Liria pastaj të gjithë fëmijët, ka qenë që nga fillimi pjesë e Shkollës së Vallëzimit “Shota” në Zvicër.

Përveç si artrist i shquar i valles, Agron Bajrami është marrë edhe me arte pamore dhe me kamerë. Ka punuar disa vite si kameraman në një televizion të Zvicrës./albinfo.ch/