Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë

Policia  njofton se është gjetur pa shenja jete një person në Mitrovicë.

Loading...

Siç bëhet e ditur në njoftimin e tyre, bëhet fjalë për një shtetas të Turqisë dhe i njëjti u gjet në banesën ku ishte duke  jetuar.

Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë ka ndodhur dje rreth orës 11:20.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin./Gazetametro.net