Vazhdojnë reshjet e borës, rrugët e kalueshme në të gjitha akset

 

Garantimi i rrugëve të lira dhe të kalueshme për qytetarët ka qenë edhe gjatë natës në fokus të punës së punonjësve të mirëmbajtjes së rrugëve dhe firmave nënkontraktore.  Kryeministri Edi Rama me anë të fotografive nga puna e kryer edhe gjatë natës uroi fundjavë të qetë për shqiptarët.

“Me këto pamje të punës, që ka vijuar pa ndërpreje edhe gjatë natës, për të siguruar kalueshmërinë e automjeteve në të gjitha rrugët e akset kombëtare, ju uroj një fundjavë të qetë”, thotë kryeministri Edi Rama.

 

 

Për shkak të kushteve të vështira të motit të ftohtë dhe me reshje dëbore, ARRSH ka qenë në gatishmëri të plotë për të garantuar sigurinë e qytetarëve që përdorin akset rrugore.