Vazhdojnë provokimet e serbëve, brohorasin rrugëve ‘Kosova, zemra e Serbisë’ |Video

Serbët që jetojnë në pjesën lindore të vendit, përkatësisht në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, dinë shumë shpesh të nxisin shqiptarët.

Ata ka disa raste kur kanë provokuar me gjeste dhe këngë shqiptarët e asaj ane, shkruan Indeksonline.

Një provokim të radhës e kanë bërë edhe sot pasdite në qytetin e Bujanocit. Lexues të portalit Indeksonline kanë dërguar një video ku shihen serbë të shumtë duke parakaluar në qendër të qytetit.

Ata hipur në disa mjete, brohorasin në gjuhën serbe duke thënë “Kosova, zemra e Serbisë”, për disa minuta.

Serbet madje mbajnë në duar edhe flamuj të Serbisë dhe ia thonë këngës me të madhe.