Pep Guardiola mund ta përfundojë aventurën e tij te Manchester City.

Trajneri i njohur vazhdon të jetë në bisedime me drejtuesit e Juventusit për angazhim te skuadra kampione nga Serie A, raportojnë mediat italiane, përcjell lajmi.net.

Massimiliano Allegri pritet të largohet nga detyra dhe presidenti i “Bianconerëve”, Andrea Agnelli dëshiron ta zëvendësojë me Guardiolën.

Ish strategu i Barcelonës ka edhe një vit kontratë me “Citizens”, por Agnelli synon ta bind të kalojë në Torino me një projekt të madh sportiv./Lajmi.net/