Varroset gruaja nga fshati Plluzhinë të Skenderajt, e cila ndërroi jetë në Ilixhen e Elbasanit – VIDEO

Jahë Jusufi nga fshati Plluzhinë e Skenderajt së bashku me bashkëshortën e tij Elheme Koca-Jusufi kishin marrë rrugën për në Ilixhen e Elbasanit për të bërë banjo termale – kuruese.

Por në këto banjo termale në Elbasan ndodhi e papritura, sepse në rrethana ende të pasqaruara mirë, ndërroi jetë Elheme Jusufi rrugës për në spital, ndërkaq bashkëshorti i saj Jahë Jusufi është në Spitalin e Tiranës duke marrë trajtime mjekësore, shkruan Drenica Press.

Loading...

Lidhur me këtë ngjarje Policia Shqiptare tha se në trupin e të ndjerës nuk janë vërenjtur shenja dhune.

Pikërisht sot në fshatin Plluzhinë të Skenderajt iu dha lamtumira e fundit Elheme Jusufit, ndërsa bashkëshorti i saj po qëndron ende në Spitalin e Tiranës në trajtim të vazhdueshëm mjekësorë.

Kujtojmë se Jahë Jusufi ishte profesor i gjuhës shqipe dhe një njeri që shquhej për njohuri të jashtëzakonshe shkencore, duke dhënë kontribut me dekata për edukimin e nxënësve./DRENICA PRESS/

Fotografia e Jahë Jusufi