Varroset Boris Nemtsov

Politikani rus Boris Nemtsov i vrarë të premten që shkoi në Moskë është varrosur sot.

Loading...

Mijëra njerëz përfshirë politikanë të shquar rusë dhe aktivistë I dhanë lamtumirën e fundit Nemtsovit.

Dhjetëra kurora me lule disa nga të cilat kishin nga një shirit me ngjyrat e flamurit rus janë vendosur mbi varrin e opozitarit.

Para se të varrosjes është mbajtur një mbledhje komemorative në Qendrën për të Drejtat e Njeriut ” Andrei Sakharov “, në të cilën kanë marrë pjesë zyrtarë federalë dhe rajonale të qeverisë, parlamentarë, aktivistë të shoqërisë civile, luftëtarë për të drejtat e njeriut dhe zyrtarë diplomatikë.