Shumë familje në Skenderaj përballen me varfëri të skajshme edhe pas 20 vitesh liri, përcjellë Drenica Press.

Por lajm të mirë për shtatë familje sot pati Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari,  së bashku me humanistin Halil Kastratin nga shoqata Jetimat e Ballkanit, të cilët në bashkëpunim do të ndërtojnë shtatë shtëpi për këto familje.

Me këtë rast Bekim Jashari tha se: “Edhe 7 familje të tjera, si e Jashar Miftarit – Runik, Tafil Abdullahut – Çitak, Gani Dervishit – Kosterc, Hajriz Hysenit e Astrit Krasniqit – Vajnik si dhe Shefqet Sahitit e Behxhet Shales – Koliq i Poshtëm, pas atyre pesë muajin e kaluar, sot morën lajmin e mirë, se do t’u ndërtohen shtëpitë e reja, fal bashkëpunimit të shkëlqyer mes Komunës sonë dhe Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, në një bashkëfinancim të projektit tonë të përbashkët fisnik e human, që t’u bëjmë zgjidhje me banim familjeve të cilat jetojnë në kushte shumë të vështira.

Për fat të keq, ende kemi të tilla, por po bëjmë përpjekje të vazhdueshme që të ulim sa më shumë numrin e familjeve me nevoja të banimit.

Me humanistin Halil Kastratin nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit” kemi të nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancim në ndërtimin e 25 shtëpive për familjet që kanë gjendje jo të mirë ekonomike.

Në emër të familjeve përfituese, gjithë qytetarëve tanë dhe Komunës, falënderoj hoxhë Halil Kastratin, për këtë bashkëpunim të jashtëzakonshëm, nëpërmjet të cilit po u kthehet buzëqeshja familjeve në nëvojë.

Lajmet dhe veprimet e mira nuk mbarojnë këtu!Fotografia e Bekim Hamëz Jashari

Fotografia e Bekim Hamëz Jashari

Fotografia e Bekim Hamëz Jashari