Trajneri i Manchester United, Luis van Gaal, ka folur pas fitores së skuadrës së tij në Old Traford ndaj Sunderland, me rezultat 2:0, me dy golat e shënuara nga Wayne Rooney. Holandezi flet edhe për Adnan Januzajn dhe ndryshimin që solli në lojën e United inkuadrimi tij, ndërsa përsëriti mbështetjen për kthimin e formës më të mirë për Angel Di Marias.

Di Maria pati një përformancë të dobët në pjesën e parë të ndeshjes, ku u zëvendësua për t’i liruar vendin futbollistit nga Istogu, Adnan Januzaj.

“Unë si një menaxher dua të fitojë. Unë duhet të vëzhgojë dhe analizojë, dhe të bëjë hapat e nevojshëm për të fituar”, deklaroi Van Gaal.

“Unë gjatë gjithë kohës e mendova zëvendësimin e Di Marias me Januzajn, dhe në pjesën e dytë me të, ne ishim më të mirë, andaj unë nuk gabova me këtë vendim”.

“Isha shumë i kënaqur atë çfarë shfaqi Adnan Januzaj. Ne luajtëm më mirë që nga momenti kur Januzaj hyri në lojë, ndërsa Di Maria ka nevojë për kohë”, shtoi trajneri holandez

No tags for this post.