Mesfushori Valon Berisha ishte lojtari më i mirë në sfidën e brendshme ndaj Anlgisë.

Ai do të mbahet mend gjatë nga përfaqësuesja angleze pasi vetëm pas 50 sekondash lojë i realizoi gol, duke i “tmerruar” kështu qysh në start.

Dhe Berisha do ta kujtoi gjatë gjithë jetës sfidën e 10 shtatorit pasi për të mund të jetë ndeshja më e madhe në karrierë, edhe pse është i ri dhe ka shumë ndeshje përpara.

Mesfushori i përfaqësueses tonë qysh në mëngjes ka “thumbuar” Anglinë pasi ka postuar një foto ku shihet duket festuar pas golit të parë, ndërsa la lënë një postim të shkurtë:  “Mirëmëngjesi”, shkruan Reporteri.net.

Berisha shënoi edhe një gol tjetër, ndërsa ishte mjaft aktiv deri në momentet e fundit kur u ndërrua nga trajneri.
Kosova e humbi lojën me rezultat 5-3 por kjo është në plan të dytë duke parë paraqitjen e tyre e cila po vlerësohet nga të gjitha mediat botërore. /Reporteri.net/.