Vajza që merr dhurata nga zogjtë

Shumica e njerëzve i duan zogjtë në kopshtin e tyre, por ndodh shumë rrallë që ky afeksion të jetë reciprok. Një vajzë në Seattle mund të konsiderohet me fat në këtë rast. Ajo ushqen zogjtë në kopshtin e saj, dhe ata i sjellin dhurata si këmbim.

Loading...

8-vjeçarja Gabi Mann i ka ruajtur të gjithë këto sende të çmueshme për të në një enë. “Mund t’i shihni, por mos i prekni,” shprehet vajza. Ky është një paralajmërim që e praktikon shpesh me vëllain e saj.
Brenda enës gjenden objekte të vogla të futura në qese plastike. Në një qese shkruhet “Tabela e zezë nga zogjtë. 2:30 p.m. 09 nëntor 2014.” Brenda ka një llambë të thyer. Një tjetër qese mban guaska të marra nga deti. Dhurata e saj më e çmueshme është një xhevahir në formë zemre. “Kjo tregon se sa shumë më duan ata,” shprehet Gabi.