Vajza e Gjeneral Shaban Shalës: Nuk kisha askënd afër të më uronte

Vajza e Gjeneral Shaban Shalës: Nuk kisha askënd afër të më uronte

Ditë më parë, diplomojë në Administratë Publike vajza e Gjeneral Shaban Shalës, Albana, dhe në kujtim të tij, ajo kishte zgjedhur fjalë emocionuese për babën e saj, ku me diplomë në duar shihet tek varri i tij. Përmes vargjeve ajo shpreh gjithë mallin dhe mungesën e tij, sidomos në njërën nga ditët më të rëndësishme të jetës së saj, siç është diplomimi.

Loading...

Ballkani.info ju sjellë fotot dhe shkrimin plotë (të pa redaktuar) të të bijës së Gjeneral Shaban Shalës, Albanës:

“E vogla jote, Bab…

Cukla jotë u rritë tash.

Babi të prita dje por prapë nuk u zgjove, sikur ketë ditë e dojë më shum se qdokushë tjetër ne jetë,

Enderroje të më shifjë një vajzë të tillë. Jam e lumtur qe sado pak arrita ta relizoj nje endërr,

një dëshiren tëndë që kishe për mua, financiarisht pa fundë me mbeshteti Mami,

qdo gjë tjetër më mungoj afersia jote, fuqia qe me jepje ne qdo hap të jetës.

Me shumë se kurrë më Mungove dje,

Nuk kisha askend afer meje të me urontë, po të ishe ti do zgjidhje lulët me te bukura te botës e te midhuroje, do të ishë krenarë pa fund për mua, ashtu siq ishe gjithnjë dhe te tjerët te kishin zili.

Gëzimi qe ndjeje se unë jam vajza jote me bentë njeriun me të lumtur ne bote, dhe kjo eshtë arsya qe edhe sot jetoj e lumtur dhe krenare me gjithqka qfar me ke dhuruar ne jetë,do te jem krenare pa fund per ty Babi.

Edhe pse fizikishtë nuk je afer meje krenaria do mbetet gjithmon deri sa nje dit te bashkohemi ne Amshim. Krenare me ty Babi”.

Ndryshe, Gjeneral-Major Shaban Shala, i njohur si veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, ish-i burgosur politik, ish-bashkëthemelues e drejtues i KMDLNJ-së, pjesëtar dhe udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandant në transformimin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës.

Ai tanimë mban titullin “Hero i Kosovës”. Ndryshe, edhe familja e Shaban Shalës, njihen për një kontribut të jashtëzakonshëm në ditët më të vështira që në ilegalitet dhe deri në ditët e çlirimit të Kosovës, nga pushtuesit serb.

Gjenerali Shaban Shala, ndërroi jetë me 5 janar 2012./Ballkani.info/

Fotografia e Albana Sh Shala

Fotografia e Albana Sh Shala

Fotografia e Albana Sh Shala

Fotografia e Albana Sh Shala