Vajza e Astrit Deharit pranë grafitit ku kërkohet drejtësi për babanë e saj

Shtatë muaj pas vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, bashkëshortja e tij, Arta solli në jetë fëmijën e tyre të parë, vajzën që u pagëzua me emrin Arsa, që mbanë shkronjat e babait të saj.

Loading...

Arsa e vogël që tashmë ka mësuar edhe të ecë, ndonëse nuk arriti ta sheh për së gjalli babanë e saj, ajo siç duket e njeh shumë mirë portretin e tij, shkruan Indeksonline.

Vogëlushja, në një fotografi të shpërndarë në rrjetet sociale, shihet pranë një grafiti ku shihet imazhi i Astrit Deharit, në të cilën kërkohet drejtësi për të.

Ndryshe Astrit Dehari ndërroj jetën pasditen e 5 nëntorit të vitit 2017 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren./Indeksonline/