Universiteti i Teksasit blen arkivën e Gabriel Garcia Marquez

Arkiva do të ekspozohet në Qendrën për Humanitet “Harry Ransom”. Kjo qendër më përpara ka blerë edhe arkivat e autorëve si J.M.Coetzee dhe James Joyce.
Universiteti i Teksasit ka paguar 2.2 milionë dollarë për ta blerë arkivën personale të autorit Gabriel Garcia Marquez. Familja e autorit i cili vdiq në prill të vitit të kaluar kështu ka rënë dakord për këtë shumë, për të gjitha letrat, dokumentet dhe dorëshkrimet e autorit të cilat deri tash gjindeshin në shtëpinë e autorit në Meksikë.
Në mesin e këtyre mbetjeve janë edhe tre kompjuterë. Familia thotë se paratë nuk kanë qenë prioriteti kryesor në këtë shitje, por arkiva duhej të shkonte në duar të sigurta. Në anën tjetër, shuma e lartpërmendur është bërë e ditur shkaku i transparencës.
Arkiva do të ekspozohet në Qendrën për Humanitet “Harry Ransom”. Kjo qendër më përpara ka blerë edhe arkivat e autorëve si J.M.Coetzee dhe James Joyce. /kultplus/